LAJMET E FUNDIT

Expired ID card Njoftim për rinovimin e kartës së identitetit!

Vendimi i Qeverisë për shtyrjen e afatit të vlefshmërisë së letërnjoftimeve elektronike që skadonin në vitin 2020, ka përfunduar në muajin Dhjetor 2020!

Më shumë
Albanian Consulate in Istanbul 4 Ambasada dhe 2 Konsullata të Republikës së Shqipërisë në Europë - 2021

Gjatë muajit Janar - Shkurt 2021 Kompania Aleat në bashkëpunim me Ministrinë per Evropën dhe Punët e Jashtme dhe Ministrinë e Brenshme, përfundoi me sukses procesin e hapjes së zyrave të aplikimit në 4 Ambasada dhe 2 Konsullata të Republikës së Shqipërisë në Europë. 

Më shumë
rezervo2 Takim për aplikim kartë/pasaportë vetëm me Rezervim Online

Të nderuar qytetarë,nga data 1 Korrik 2020, Aplikimi pranë zyrave Aleat për Letërnjoftim dhe Pasaportë Biometrike behet VETËM PAS REZERVIMIT ONLINE!

Rezervo online!

Më shumë
rezervo1 Rezervo online takim për aplikim kartë/pasaportë

Rezervo online!

Aleat ka kënaqësinë të prezantojë shërbimin më të ri online  "Takim për aplikim kartë/pashaportë".

Për të mësuar më shumë rreth përdorimit të tij ju lutem ndiqni  video tutorialin

Më shumë
siguri1 Siguri Biometrike në Shërbimet Noteriale - 06 Qershor 2016

SAFRAN Aleat pati kënaqësinë të prezantonte më datë 6 qershor 2016 shërbimin më të ri me temë “Siguri Biometrike në Shërbimet Noteriale" në një ceremoni të zhvilluar në Ministrinë e Drejtësisë, si një bashkëpunim i rëndesishëm mes këtij institucioni, Dhomës Kombëtare të Noterisë dhe kompanisë Aleat.

Më shumë
projekt1 Projekti “Clean Score” për transparencën e vlerësimit të studentëve - 06 Qershor 2016

Ka nisur bashkëpunimi mes Fondacionit Shqiptaro–Amerikan për Zhvillim, Ministrisë së Arsimit dhe Sportit, Rektoratit të Universitetit të Tiranës si edhe Universitetit Europian të Tiranës për fillimin e Projektit “Clean Score” në 6 qershor 2016 në ambjentet e Fakultetit Ekonomik, Universiteti i Tiranës.

Qëllimi i këtij projekti fokusohet në vlerësimin transparent automatik të studentëve si edhe mësimdhënien sipas moduleve bashkëkohore të miratuara dhe adoptuara në shqip.

Më shumë
pjesemarrja1 Pjesëmarrja në eventin “Albanian Security Forum – ASF 2015”- 10 dhjetor 2015

Albanian Security Forum – ASF 2015 është eventi i parë i këtij lloji i organizuar në Shqipëri. Ky event u zhvillua në ambjentet e Tirana International Hotel, më 10 dhjetor 2015, pjesë e të cilit ishte dhe Aleat.

Më shumë
mbyllja1 Eventi për Mbylljen e Fushatës Informuese “Nënshkrimi Elektronik dhe Shërbimet e Besuara në Sektorin Privat” - 16 qershor 2015

Ministri i Shtetit për Inovacionin dhe Administratën Publike, znj.Milena HARITO, organizoi eventin e mbylljes së Fushatës Informuese  “Nënshkrimi Elektronik dhe Shërbimet e Besuara në Institucionet Private”, në bashkëpunim me Aleat dhe Qendrën Kombëtare të Regjistrimit (QKR) , në ambjentet e sallës Europa, më 16 qershor 2015.

Më shumë
Mbyllja e Eventit “Eksperienca e Përdoruesit” me klientët e QKR - 03-05 qershor 2015

Aleat Shpk, mbylli eventin “Eksperienca e Përdoruesit”, të organizuar në bashkëpunim me Qendrën Kombëtare të Regjistrimit (QKR), që u zhvillua në harkun kohor 03-11 qershor 2015, në laboratorin e Qendrës Protik.

Qëllimi i këtyre sesioneve ishte prezantimi i shërbimeve të reja elektronike të Qendrës Kombëtare të Regjistrimit, duke u loguar në platformën qeveritare eAlbania, të cilat do të bëhen gjithashtu të aksesueshme duke përdorur shërbimet eALEAT si dhe pajisjet fizike Aleat që bëjnë të realizueshme këto shërbime.

Më shumë
event0 Eventi “Eksperienca e Përdoruesit” me klientët e QKR 03-05 qershor 2015

Aleat Shpk, nisi eventin “Eksperienca e Përdoruesit”, në bashkëpunim me Qendrën Kombëtare të Regjistrimit (QKR), e cila ka një kohëzgjatje 03-05 qershor 2015, në ambjentet e Qendrës Protik.

Qëllimi i këtij eventi është testimi dhe konkretizimi me shembuj praktikë i shërbimeve eALEAT (autentifikim i sigurtë dhe nënshkrim elektronik) në procedurat që bizneset kryejnë në Qendrën Kombëtare të Regjistrimit (QKR) nëpërmjet portalit qeveritar e-Albania (www.e-albania.al).

Më shumë