Letërnjoftim elektronik

Informacion i përgjithshëm rreth Letërnjoftimit Elektronik Shqiptar - në Shqipëri

Informacion i përgjithshëm rreth Letërnjoftimit Elektronik Shqiptar - në Ambasada/Konsullata

 

Informacion i përgjithshëm rreth Letërnjoftimit Elektronik Shqiptar

  • Aplikimi për letërnjoftim elektronik për qytetarët shqiptarë që kanë mbushur moshën 16 vjeç.
  • Vlefshmëria e letërnjoftimit elektronik është 10 vjet; Përjashtim bëjnë shtetasit që aplikojnë per letërnjoftim elektronik në moshën 75 vjeç, ku vlefshmëria është me afat të pacaktuar/50 vjet
  • Aplikanti duhet të jetë prezent në Aplikim dhe Shpërndarje
  • Procesi i Aplikimit dhe Shpërndarjes mund të ndryshojë sipas legjislacionit në fuqi. Ju lutemi konsultohuni me legjislacionin ne fuqi, Ministrinë e Brendshme/Ministrinë për Evropën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë për proceset më të fundit.

  

Hapat për pajisje me Letërnjoftim Elektronik - në Shqipëri :

  1. Zyra të Postës Shqiptare sh.a. - Blerje kuponi
  2. Zyra Aleat (Bashki/Njësi Administrative) – Aplikimi
  3. Zyra Aleat (Bashki/Njësi Administrative) - Shpërndarja

web id1

1. Zyra të Postës Shqiptare sh.a. - Blerje kuponi

  • Kupon për letërnjoftim me vlerë prej 1 500 Lekë

2. Zyra Aleat (Bashki/Njësi Administrative) - Aplikimi

  • Aplikimi për letërnjoftim bëhet në çdo Bashki/Njësi Administrative që ka zyrë Aleat, e cila eshte e lokalizuar brenda njësisë vendore. (Shiko në Hartë)
     

2. Procesi i Aplikimit në rast kur Letërnjoftimi Elektronik është për herë të pare :

  • Blerja e kuponit në Postë.
  • Paraqituni tek Gjendja Civile përkatëse për identifikim
  • Rezervimin e takimit në faqen rezervo.aleat.al
  • Paraqituni në zyrën e aplikimit Aleat në orën/datën e caktuar

Procesi i Aplikimit në rast humbje/vjedhje të Letërnjoftimit Elektronik: 

  • Blerja e kuponit në Postë
  • Raport Policie origjinal për humbje/vjedhje të Letërnjoftimit me të dhëna të sakta të dokumentit/qytetarit –Raporti i Policise merret në Komisariat të Policisë
  • Rezervimin e takimit në faqen rezervo.aleat.al
  • Paraqituni në zyrën e aplikimit Aleat në orën/datën e caktuar
     

Shënim: Nëse shtetasi ka letërnjoftim të sekuestruar, ai duhet të paraqesë raportin e sekuestrimit sipas udhëzimeve ligjore të Policisë së Shtetit.

Procesi i Aplikimit në rast humbje/vjedhje të Letërnjoftimit Elektronik :

  • Blerja e kuponit në Postë
  • Raport Policie origjinal për humbje/vjedhje të Letërnjoftimit me të dhëna të sakta të dokumentit/qytetarit –Raporti i Policise merret në Komisariat të Policisë
  • Rezervimin e takimit në faqen rezervo.aleat.al
  • Paraqituni në zyrën e aplikimit Aleat në orën/datën e caktuar.

Shënim: Shtetasit mund të aplikojnë në çdo zyrë aplikimi Aleat të Shqiperisë nëse procesi i aplikimit per Letërnjoftim është në rastet rinovim apo ndryshimi i të dhënave

Procesi i Aplikimit në rast humbje të Letërnjoftimit Elektronik (në Shqipëri) dhe dokumentat e kërkuar në shtim të hapave të mësipërm:

  • Raport Policie origjinal për humbje/vjedhje të Letërnjoftimit me të dhëna të sakta të dokumentit/qytetarit.
     

 3. Zyra Aleat (Bashki/Njësi Administrative) - Shpërndarja :  

  • Tërheqja e letërnjoftimit bëhet në zyrën e aplikimit, vetëm nga aplikanti.
  • Afati kohor i prodhimit të letërnjoftimit është 15 ditë (përjashtohen ditët pushim të festave zyrtare). Në rast dokumentacioni gabim, koha e prodhimit zgjat më shumë ditë.

Shënim: Vetëm hapat 2 dhe 3 menaxhohen nga kompania Aleat. Aleat përkushtohet që në këto dy faza të realizohen më së miri dhe në mënyrë më efektive të gjitha proceset e kërkuara. 

 

Informacion i përgjithshëm rreth Letërnjoftimit Elektronik Shqiptar - në Ambasada/Konsullata

Shtetasit që aplikojnë në Ambasada/Konsullata Shqipëtare duhet të informohen mbi procedurat e aplikimit për dokumente biometrike në: https://ambasadaime.gov.al/shko/.
Aplikimi per dokumente biometrike behet në 14 Ambasada/Konsullata Shqipëtare (Shiko në Hartë).


Çmimi i kuponëve per leternjoftim në Ambasada/Konsullata Shqipëtare

Kuponi i Leternjoftimit

 

Shteti

Cmimi

Vendet Kufitare me Shqipërinë

Greqi

12

 

Itali

 

 

Belgjikë

 

 

Francë

 

Vendet Evropiane

Gjermani

 

 

Austri

16

 

Suedi

 

 

Turqi

 

 

Mbretëri e Bashkuar

£13

Amerika Veriore

SHBA

$ 18