Ndihmë

LEXUESIT E KARTËS

 

Përse më duhen Lexuesit e Kartës?
Për të përdorur Shërbimet eALEAT Platforma ju kërkon lidhjen me anë të Lexuesit të Kartës. Karta ID lexohet me anë të një Lexuesi Kartash të përshtatshëm. Karta Shqiptare ID është testuar dhe çertifikuar të përdoret në Lexues Kartash eALEAT të cilat janë prezantuar dhe shitur zyrtarisht në Tregun Shqiptar.

Ku mund ti blej?
Ju mund të blini Lexuesit e Kartës në Dyqanet Vodafone. Ju lutemi pyesni Shitësin për llojin e Lexuesit të Kartave që ju intereson.

Çfarë lloj Lexuesi Kartash është i mirë për mua?
Ju mund të gjeni opsionin më të mirë të Lexuesve në bazë të nevojave tuaja. Nëse doni një Lexues për përdorim personal (në shtëpi) atëherë kërkoni lexues karte për Përdorim Personal (në shtëpi Bazë dhe PIN të Sigurt). Nëse kërkoni lexues karte për biznes kontrolloni lexuesin POS ose Tabletën eALEAT.

PC personale ka një Lexues Karte?
Nëse PC juaj ka një Lexues Karte mund ta përdorni vetëm për Shërbim Autentifikimi, por do të jetë në varësi të llojit të lexuesit nëse është i përshtatshëm për të lexuar Kartën Shqiptare ID. Për Firmosjen e Dokumentit, Platforma eALEAT do të kërkojë në Lexues Karte eALEAT e cila është testuar dhe çertifikuar për këtë përdorim.

MIREMBAJTJA E KARTËS ID

 

Karta ime ID është dëmtuar?
Nëse Karta juaj ID është dëmtuar ajo nuk është e vlefshme për eFunksione. Lexuesi i kartës do të lexojë çip-in e Kartës. Në rast se çip-i është i palexueshëm, Karta ID duhet të rinovohet. Në Zyrën Postare blihet kuponi për Kartë ID dhe më pas aplikohet për një kartë të re në Pikën e Shërbimit Aleat (ZGJC-në tuaj). Karta ID e dëmtuar i dorëzohet operatorit të regjistrimit gjatë aplikimit. Ju nuk mund të pajiseni me një Kartë tjetër ID nëse nuk dorëzoni Kartën e mëparshme të dëmtuar.

Unë kam ndryshuar disa të dhëna personale, a duhet të ndryshoj edhe Kartën/Pasaportën Biometrike?
Nëse ndryshoni të dhënat tuaja personale atëherë ju duhet të ndryshoni edhe dokumentat biometrike (Kartë ID dhe Pasaportë). Ju jeni përgjegjes që Karta juaj ID të ketë të dhënat personale të sakta.
Sikur të ndryshoni qoftë edhe një gërmë të vetme në të dhënat tuaja personale ju duhet të ndryshoni edhe dokumentin biometrik. Nëse keni ndryshuar vetëm Kartën ID ju gjithashtu duhet të ndryshoni edhe Pasaportën. Ju nuk mund të keni dy dokumenta me të dhëna të ndryshme. Kjo është antiligjore.

AKTIVIZIMI DHE SHFUQIZIMI I KARTËS ID

 

A është Karta ime ID Aktive për eFunksione?
Të gjitha Kartat ID të prodhuara dhe shpërndara nga 2009-2013 duhet të aktivizohen me eFunksione.
Të gjitha Kartat e prodhuara dhe shpërndara në vitin 2014 dhe më pas, shërbimi eFunksione është aktivizuar nga Aleat Sh.p.k.

Përse duhet të Aktivizoj Kartën time ID?
Aktivizimi me eFunksione do të thotë shtimi i çertifikatave elektronike të cilat do të bëjnë të mundur që Karta juaj ID të jetë e vlefshme për shërbime elektronike. Aleat aktivizon proçesin e shtimit të çertifikatave elektronike në kartë: Aktivizim.

Si të Aktivizoj Kartën time ID?
Proçesi i Aktivizimit bëhet vetëm nga Aleat Sh.p.k i cili është çertifikuar nga AKCESK për të ofruar çertifikatat elektronike në Kartën ID. 
Shkoni në Pikën e Shërbimit më të afërt Aleat ku ju mund t'i kërkoni Operatorit të Aktivizoni Kartën tuaj ID dhe shërbimi do t'ju ofrohet vetëm në pak minuta (3 deri në 5 minuta). Me anë të Proçesit të Aktivizimit ju mund të rivendosni Kodin PIN ose të mbani Kodin e mëparshëm. Operatori do t'ju njoftojë për përfitimet e eFunksioneve dhe rëndësinë e sigurisë së Kodit PIN. Ju lutemi Fatura duhet të ruhet në një vend të sigurt.

Ku bëhet Aktivizimi?
Aktivizimi bëhet në Pikat e Shërbimit Aleat. Ju lutemi shikoni në hartë ku mund të shkoni.

Sa kushton Aktivizimi i Kartës ID me eFunksione?
Aktivizimi i Kartës Shqiptare ID me eFunksione është Falas. Në vende të tjera Aktivizimi me Çertifikata Elektronike kushton dhe është i përdorshëm për një kohë të limituar (1-2 vjet). Në Shqipëri eFunksionet në Kartën ID janë aktive deri në vlefshmërinë e Kartës ID.

A mund të aktivizoj një Karte ID nëse ajo është shfuqizuar?
Nëse Karta juaj ID është e shfuqizuar nga eFunksionet, ajo nuk mund të jetë më aktive. Shfuqizimi bëhet një herë e mirë. Kjo Kartë ID është e vlefshme fizikisht, por nuk mund të përdoret për eFunksione.

Për sa kohë mund të përdor eFunksionet në kartën time ID?
Ju mund të përdorni eFunksionet në kartën tuaj ID deri sa Karta juaj ID të jetë e vlefshme, deri në datën e fundit të vlefshmërisë. Kur data e vlefshmërisë në Kartën ID skadon, ju mund të rinovoni Kartën ID dhe eFunksionet bëhen të vlefshme përsëri.

Çilat janë eFunksionet që siguron Platforma Aleat?
Platforma eALEAT ofron tre shërbime kryesore dhe kombinimet e tyre:

Autentikim Autentikim & Të Dhëna Pranueshmëri (kontroll moshe) Firmë të Kualifikuar Autentikim & Firmë të kualifikuar Autentikim & Të Dhëna & Firmë të kualifikuar.

 

Kush tjetër e di Kodin tim PIN?
Askush tjetër, përveç se ju, nuk e di Kodin PIN. Aleat nuk e di Kodin. Nëse e keni shkruar atë diku dhe e keni bërë publik te personat e tjerë, ju jeni përgjegjës për t'a ruajtur atë në një vend të sigurt. Nëse dyshoni se Kodi nuk është i sigurt, atëherë mund të shkoni në Pikën më të afërt të Shërbimit Aleat dhe të rivendosni Kodin PIN.

Sa e sigurt është lënia e Kartës ID tek persona të tjerë?
Sipas Legjislacionit Shqiptar, Karta juaj ID është dokument Personal Identifikimi dhe ju jeni të detyruar ta mbani me vete gjatë gjithë kohës. Në rast se Kartën ID ia keni dhënë një anëtari të familjes, askush nuk mund ta përdorë atë elektronikisht. Vetëm nëse i keni dhënë Kodin PIN, ju jeni përgjegjes për çdo veprim.

Kam harruar Kodin PIN?
Nëse keni harruar Kodin PIN dhe karta juaj nuk është e aktivizuar atëherë ju duhet të shkoni në Pikën më të afërt të Shërbimit Aleat për të aktivizuar Kartën tuaj ID me eFunksione dhe të rivendosni Kodin PIN.
Nëse Karta juaj ID është e aktivizuar dhe keni harruar Kodin PIN, ju mund të rivendosni Kodin PIN me anë të një fature me pagesë (kupon) për Kodin PIN dhe të rivendosni eFunksionet.

Kodi PIN i bllokuar mbas shumë provash?
Nëse keni bllokuar Kodin PIN duke e provuar disa herë, ju duhet të blini një kupon tjetër për të rinovuar Kodin PIN. 

Ku mund të blihen kuponat për PIN?
Nuk janë akoma të disponueshëm.

Çmimi i Kuponit PIN?
Nuk është akoma i disponueshëm.

Kam humbur Faturën?
Nëse keni humbur Faturën, ju nuk mund të bëni shfuqizimin me anë të telefonit, shkoni në Pikën e Shërbimit Aleat më të afërt dhe aty mund të bëni vetë shfuqizimin e Kartës ID.

Kam humbur kartën time ID?
Nese keni humbur kartën tuaj, dhe ajo është e aktivizuar me eFunksione ju duhet të bëni menjëherë shfuqizimin e Kartës ID. Shkoni në Rajonin e Policisë dhe deklaroni humbjen e Kartës ID, dhe merrni një Raport Policie për humbjen. 
Nëse Karta juaj ID nuk është e aktivizuar, shkoni në Stacionin e Policisë dhe deklaroni humbjen e kartës të shoqëruar me një Raport Policie.

A e di Aleat Kodin tim PIN?
Aleat nuk e di Kodin tuaj PIN. Kodi PIN është një kod katërshifror të cilin e keni vënë në tastierën numerike, dy herë. Karta juaj ID është e sigurt me Kodin PIN ku të dhënat jane inkriptuar për sigurinë tuaj.

Si mund të shfuqizoj eFunksionet nga Karta ime ID?

Duhet telefonuar 24/7 nëse keni numrat tuaj sekret nga fatura juaj. Ju lutemi telefononi ne numrin që keni në faturë. Duke shkuar ne Pikën më të afërt të Shërbimit Aleat.
SHËRBIMET eALEAT

 

Kur janë bërë të disponushëm eShërbimet?
Të gjithë eShërbimet në Shqipëri janë të disponueshme që nga 2014 nga Platforma eALEAT. Ju lutemi merrni si referencë Listën e Ofruesve të Shërbimit Privat dhe Publik.

Çfarë është Autentikimi?
Autentikim do të thotë verifikim i zotëruesit të Kartës ID me vetë Kartën ID (përputhshmëria me kartën) me anë të kodit PIN ose përputhshmërisë biometrike. Përputhshmëria në kartën është krahasimi i të dhënave në Kartën ID me kodin e sigurisë dhe PIN unik, që e di dhe e përdor vetëm zotëruesi i kartës, ose biometrikisht, ku marrja e shenjave të gishtave është e njejtë me ato të ruajtura në çip-in e Kartës ID.

Çfarë të dhënash i dërgohen Ofruesit të Shërbimit (Publik dhe Privat)?
Ju mund të miratoni të transferoni tek Ofruesi i Shërbimit (Publik ose Privat) një ose më shumë të dhëna personale të Kartës tuaj ID. Asnjë e dhënë tjetër personale nuk mund t'i transferohet Ofruesit të Shërbimit. Kur ju aprovoni transferimin e të dhënave tek Ofruesi i Shërbimit, ai është përgjegjës për përdorimin dhe mbrojtjen e tyre.

Çfarë është Firma Elektronike?
Zotëruesi i Kartës ID mund të firmosë elektronikisht dokumenta elektronike me anë të Çertifikatës së Firmës Elektronike e cila është ruajtur gjatë procesit të Aktivizimit të Kartës ID. Çertifikata e Firmës Elektronike në Kartën ID, firmos dokumentin me anë të enkriptimit të kodeve që merren nga Çertifikata e Firmës në Kartën ID.

A është dokumenti i firmosur elektronikisht i vlefshëm në Shqipëri dhe jashtë saj?
Aleat ofron Shërbimin e Firmës së Kualifikuar nëpërmjet Kartës tuaj ID, duke përdorur Çertifikatën Elektronike në Kartë, dhe sipas ligjit Shqiptar të Çertifikatave Elektronike dokumenti i firmosur elektronikisht është i vlefshëm ashtu sikurse edhe dokumentat e firmosura me dorë. Kontrolloni faqen elektronike te AKCESK

Ku mund ta ruaj një kopje të dokumentit elektronik?
Në momentin e firmosjes elektronikisht të dokumentit, ju mund të kërkoni të shkarkoni një kopje të dokumentit të firmosur në PDF dhe mund ta ruani atë në PC-në tuaj. Gjithashtu është e mundur që një kopje të dërgohet në e-mail-in tuaj personal në llogarinë eALEAT Im. 

Ku mund ta kontrolloj që dokumenti është i firmosur elektronikisht?
Në dokumentin e firmosur në PDF ju mund të kontrolloni karakteristikat dhe do të shihni autoritetin që e ka firmosur.