Aleat CSP në Shqipëri
Aleat-Trust, Infrastruktura Menaxhuese e Dokumentave Elektronikë të Identitetit (PKI e-ID)
Infrastruktura menaxhuese e Aleat Trust, e quajtur PKI e-ID, është një infrastrukturë e çelësave publikë (PKI) e cila ofrohet dhe menaxhohet nga kompania Aleat.
Certifikatat elektronike të lëshuara nga PKI e-ID dhe të ruajtura në letërnjoftimin elektronik te çdo shtetasi shqiptar, lejojnë respektivisht identifikimin / autentifikimin e shtetasit shqiptar për të hyrë / aksesuar shërbimet online si dhe të jenë në gjendje për të nënshkruar dokumente në mënyrë elektronike.
Kufizimet dhe përdorimi i këtyre certifikatave elektronike i komunikohen çdo shtetasi shqiptar në momentin e krijimit dhe ruajtjes së certifikatave elektronike në letërnjoftimet ID.
PKI e-ID ofron një portal besueshmërie të lartë dhe lehtëson autentifikimin online të çdo qytetari të qeverisë shqiptare në shërbimet e ofruara nga qeveria shqiptare dhe ofruesit privatë të shërbimeve online.
Aleat Sh.pk është i regjistruar si një Ofrues Shërbimi Certifikatave (CSP) nga Autoriteti Kombëtar për Certifikimin Elektronik (AKCE).
Këtu mund të kontrolloni lidhjen me AKCE / NAEC në Regjistrin CSP.