Pasaportë biometrike

Informacion i përgjithshëm rreth Pasaportës Biometrike Shqiptare - në Shqipëri

Informacion i përgjithshëm rreth Pasaportës Biometrike Shqiptare - në Ambasada/Konsullata

 

Informacion i përgjithshëm rreth Pasaportës Biometrike Shqiptare 

  • Vlefshmëria e pasaportës është 10 vjet për të rritur ndërsa 5 vjet për qytetarët nën 16 vjeç.
  • Për shtetasit shqiptarë të cilët kanë mbushur 16 vjeç kërkohet njëkohësisht aplikim për  Letërnjoftim Elektronik në rast se nuk ka një të tillë.
  • Shtetasit nën moshën 16 vjeç duhet të kryejnë procedurat për aplikim dhe tërheqjen e pasaportës biometrike në baze të udhezimeve ligjore përkatese: https://qbz.gov.al/eli/udhezim/2020/09/02/289
  • Përpara aplikimit për pasaportë biometrike me proces normal apo me procedurë të përshpejtuar shtetasi plotëson online formularin e vetëdeklarimit në komisariatin e policisë që ka në juridiksionin e tij njësinë e qeverisjes vendore në të cilën ai është i regjistruar dhe bën deklarimin përkatës për rastin e aplikimit. Formulari i vetëdeklarimit të Policisë për lëshim ose rinovim të pasaportës, bëhet elektronikisht në adresën e shërbimit: https://e-albania.al/eAlbaniaServices/UseService.aspx?service_code=13851, në portalin e-Albania.
  • Aplikanti duhet të jetë prezent në Aplikim.
  • Procesi i Aplikimit dhe Shpërndarjes mund të ndryshojë sipas legjislacionit në fuqi. Ju lutemi konsultohuni me legjislacionin ne fuqi, Ministrinë e Brendshme/Ministrinë për Evropën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë për proceset më të fundit

Hapat për pajisje me Pasaportë Biometrike - në Shqipëri: 

  1.  Zyra të Postës Shqiptare sh.a. - Blerje kuponi
  2.  Komisariati i Policisë - Formular i Vetëdeklarimit
  3.  Zyra Aleat (Bashki/Njësi Administrative) - Aplikimi
  4.  Zyra Aleat (Komisariati i Policisë) – Shpërndarja
     

web-pp-al


 

1. Zyra të Postës Shqiptare sh.a. - Blerje kuponi

  • Kupon për pasaportë me vlerë prej 7 500 Lekë (15 ditë).
  • Kupon për pasaportë me aplikim të përshpejtuar me vlerë prej 18 000 Lekë (2-3 ditë).
     

2. Komisariati i Policisë - Formular i Vetëdeklarimit

Formulari i vetëdeklarimit të Policisë për lëshim ose rinovim të pasaportës, bëhet elektronikisht në adresën e shërbimit: https://e-albania.al/eAlbaniaServices/UseService.aspx?service_code=13851, në portalin e-Albania, dhe pas marrjes së miratimit nga Policia do të mund të rezervoni daten dhe orën për takimin në Zyrat Aleat.

Formulari i vetëdeklarimit të policisë kerkohet vetem ne keto raste : 

  • Aplikim hera e parë për pasaportë biometrike
  • Riaplikim për pasaportë biometrike të leshuar deri në 31 Dhjetor 2011

Shënim: Formulari i vetëdeklarimit dërgohet fizikisht ose elektronikisht nga komisariati i policisë në zyrën e Gjendjes Civile në të cilën qytetari do të bëjë aplikimin për pasaportë biometrike.
 

3. Zyra Aleat (Bashki/Njësi Administrative) - Aplikimi

  • Aplikimi për pasaportë bëhet në çdo Bashki/Njësi Administrative që ka zyrë Aleat në të cilin qytetari është i regjistruar.    (Shiko në Hartë)
  • Aplikimi për pasaportë biometrike me procedurë të përshpejtuar bëhet në zyrat e aplikimit të përcaktuara.     (Shiko në Hartë)

Procesi i Aplikimit në rast kur Pasaporta Biometrike është për herë të pare:  

  • Blerja e kuponit në Postë
  • Letërnjoftim elektronik i vlefshëm – ose aplikon në të njëten kohë me pasaportën biometrike
  • Formulari i vetëdeklarimit të policies (elektronikisht ne eAlbania)
  • Rezervimin e takimit në faqen rezervo.aleat.al
  • Paraqituni në zyrën e aplikimit Aleat në orën/datën e caktuar

 

Procesi i Aplikimit në rast humbje/vjedhje të Pasaportës Biometrike 

  • Blerja e kuponit në Postë
  • Letërnjoftim elektronik i vlefshëm – ose aplikon në të njëten kohë me pasaportën biometrike
  • Raport Policie origjinal për humbje/vjedhje të Pasaportës me të dhëna të sakta të dokumentit/qytetarit – ky raport merret nga Gjenjda Civile ose komisariati i     policisë (https://qbz.gov.al/eli/udhezim/2020/09/02/289)
  • Formulari i vetëdeklarimit të policisë (nëse pasaporta e mëparshme e prodhuar dhe humbur/vjedhur është deri në 31 Dhjetor 2011)
  • Rezervimin e takimit në faqen rezervo.aleat.al
  • Paraqituni në zyrën e aplikimit Aleat në orën/datën e caktuar

Shenim: Nëse shtetasi ka pasaportë të sekuestruar, ai duhet të paraqesë raportin e sekuestrimit sipas udhëzimeve ligjore të Policisë së Shtetit.
 

 

Procesi i Aplikimit në rast humbje të Pasaportës Biometrike (në Shqipëri) dhe dokumentat e kërkuar në shtim të hapave të mësipërm:

  • Raport Policie origjinal për humbje/vjedhje të Pasaportës me të dhëna të sakta të dokumentit/qytetarit.
     

Procesi i Aplikimit në rast ndryshimi të dhënash, dëmtim, rinovim të Pasaportës Biometrike    

  • Blerja e kuponit në Postë
  • Letërnjoftim elektronik i vlefshëm – ose aplikon në të njëten kohë me pasaportën biometrike
  • Pasaportë Biometrike origjinale - që dëmtohet nga ALEAT në momentin e aplikimit duke prerë shiritin MRZ*
  • Formulari i vetëdeklarimit të policisë (nëse pasaporta e mëparshme e prodhuar është deri në 31 Dhjetor 2011)
  • Rezervimin e takimit në faqen rezervo.aleat.al
  • Paraqituni në zyrën e aplikimit Aleat në orën/datën e caktuar
     

MRZ* Machine Readable Zone

 

4. Zyra Aleat (Bashki/Njësi Administrative) - Shpërndarja

  • Tërheqja e pasaportës bëhet në Rajonin e Policisë/Komisariatin e Qytetit nën juridiksion, nga aplikanti ose me prokurë sikurse në aplikim.
  • Afati kohor i prodhimit të pasaportës është 15 ditë dhe për pasaportë me procedurë të përshpejtuar 2-3 ditë (përjashtohen ditët pushim të festave zyrtare).     Në rast dokumentacioni gabim, koha e prodhimit zgjat më shumë ditë.

Shënim: Vetëm hapat 3 dhe 4 menaxhohen nga kompania Aleat. Aleat përkushtohet që në këto dy faza të realizohen më së miri dhe në mënyrë më efektive të gjitha proceset e kërkuara.

Informacion i përgjithshëm rreth Pasaportës Biometrike Shqiptare - në Ambasada/Konsullata :

Shtetasit që aplikojnë në Ambasada/Konsullata Shqipëtare duhet të informohen mbi procedurat e aplikimit për dokumente biometrike (Letërnjftim dhe Pasaportë) në: https://ambasadaime.gov.al/shko/.


Aplikimi per dokumente biometrike behet në 14 Ambasada/Konsullata Shqipëtare (Shiko në Hartë).


Çmimi i kuponëve per pasaporte në Ambasada/Konsullata Shqipëtare

Kuponi I Pasaportës Biometrike

Shteti

Çmimi

Vendet Kufitare me Shqipërinë

Greqi

130

Itali

Belgjikë

Francë

Vendet Evropiane

Gjermani

Austri

170

Suedi

Turqi

Mbretëri e Bashkuar

£ 144

Amerika Veriore

SHBA

$ 240