Baza Ligjore

 

Aleat Sh.p.k është e regjistruar si Ofrues Shërbimi Certifikatave (CSP) nga Autoriteti Kombëtar për Certifikim Elektronik (AKCE) në 05 Shtator 2013.  Si rrjedhojë arritja më e madhe ishte përgatitja dhe Certifikimi i Aleat nga AKCE si një Ofrues Shërbimi për lëshimin e certifikatave të kualifikuara e-Certifikata në Letërnjoftimet e qytetarëve Shqiptarë. 

Në përputhje me Ligjin Nr. 9880, datë 25.02.2008 "Për Nënshkrimin Elektronik", Aleat si një Ofrues Shërbimi Certifikatave jep certifikatat e kualifikuara në Letërnjoftimin ID Shqiptar. 

Nënshkrimi elektronik i kualifikuar është një dokument ligjor si çdo dokument tjetër ligjor në Shqipëri. 

Të gjitha aktet ligjore në lidhje me Nënshkrimin Elektronik mund të gjenden lehtësisht në faqen e internetit të AKCE / NAEC. 

Kontrolloni këtu lidhjen me aktet ligjore shqiptare të certifikatave të kualifikuara.