Çfarë janë Shërbimet e Identitetit?
Si rezultat i një rritje të vjedhjes së identitetit, mbrojtja e identitetit është thelbësore në ditët e sotme. Shërbimet eALEAT janë shërbimet e reja të identitetit mundësuar nga Aleat Sh.pk, në emër të Ministrisë së Punëve të Brendshme (MPB) përmes një platformë të sigurt që siguron besimin e identitetit për çdo transaksion elektronik.
Shërbimet e identitetit nga eALEAT bazohen në Letërnjoftimet ID dhe duke qënë përfaqësimi zyrtar i identitetit janë tejet të mbrojtura dhe të sigurta. eALEAT mbron identitetin e zotëruesit të Letërnjoftimit dhe siguron se askush nuk mund të përdor identitetin tuaj online ose në ndonjë pikë shërbimi.
Shërbime Identiteti eALEAT sigurojnë Qeverinë dhe Bizneset që i ofron shërbim të drejtë personit të duhur duke shtuar Biometri si siguri të lartë dhe një PIN personal të sigurtë. Të dhënat dhe identitetet në Kartat e identitetit lëshohen në emër të Ministrisë së Punëve të Brendshme (MPB), dhe prodhohen me siguri nga Aleat Sh.pk. Shërbimet eALEAT funksionojnë vetëm me të dhënat publike mbi kartën e identitetit dhe shenjat e gishtave të cilat janë ruajtur në kartën e identitetit përdoren për kryerjen e verifikimit me kartën (match on card). Për transaksionet, zotëruesi i letërnjoftimit përdor PIN e fshehtë ose verifikimin nga gjurma biometrike e gishtave të cilat kërkohen.
Shërbimet e Identitetit eALEAT janë mundësuar nga Aleat shpk.
Aleat paraqet Platformën dhe Shërbimet eALEAT me identitetin e markës në vijim.