Shfuqizim i Funksioneve Elektronike në Kartë

 

Çfarë është Shfuqizimi

Shfuqizim i Letërnjoftimit nënkupton ç’aktivizimin eFunksioneve të Letërnjoftimit. Letërnjoftimi është ende i vlefshëm deri në datën e skadimit, por shërbimet elektronike nuk mund të përdoren më. 

 

Çfarë është ç’aktivizimi

Ç’aktivizimi është shfuqizimi për shkak të humbjes, vjedhjes së leternjoftimit ose dëmtimit, ose në qoftë se ju nuk jeni të sigurt se ndoshta dikush tjetër e ka kodin PIN.

Lista e shfuqëzimeve të Letërnjoftimeve është publike në këtë faqe interneti si një kërkesë për Aleat Sh.pk për të qënë një Ofrues i Shërbimeve të Certifikimit (CSP). Proçesi i Shfuqizimit dhe metodologjia mund të gjurmohen për të shqyrtuar saktësinë e saj dhe të japë kohën e saktë të shfuqizimit të Certifikatave në Letërnjoftim. 

Të gjitha listat e kartave të identitetit të revokuara do të përditësohen në listën CRL të publikuar në faqen Aleat në ditën e ardhshme të punës (CRL = Lista e Certifikave të Shfuqizuara). Ju lutem kontrolloni seksionin CRL.

Shfuqëzimi është proçesi që përfundon VETËM VLEFSHMËRINË E CERTIFIKATËS dhe eShërbimet, nëse letërnjoftimi është humbur apo i kthyer nga qytetari. 

Arsyeja e Shfuqizimit = Letërnjoftimi i humbur apo vjedhur 

Letërnjoftimi është ende i vlefshëm, pas shfuqizimit të certifikatave. Letërnjoftimi është i vlefshëm deri në vlefshmërinë i tij dhe nuk do të jetë e mundur për t'u përdorur për Shërbimet Elektronike.

Shfuqizimi është shpjeguar në detaje në pikën 13 të Marrëveshjes së Nënshkruar si më poshtë:

Aleat shfuqëzon menjëherë Certifikatat kur:

  1. letërnjoftimi është shfuqizuar
  2. mbajtësi kërkon shfuqëzimin e certifikatës
  3. Certifikatat janë të nxjerra në bazë të të dhënave të rreme
  4. Aleat pushon aktivitetin e tij dhe aktiviteti i tillë nuk është transferuar në subjektet e tjera që ofrojnë shërbime autentifikimi dhe certifikimi
  5. Autoriteti Kombëtar për Certifikimet Elektronike urdhëron shfuqëzimin e Certifikatave

 

Përveç kësaj, Zotëruesi i Letërnjoftimit pranon se Autoritetet kompetente Shqiptare mund të shfuqëzojnë letërnjoftimin dhe Certifikatat në çdo kohë, në rast se ka një dyshim për identitetin e personit ose personi është nën hetim. Në këtë rast Aleat bënë heqjen e Certifikatës me kërkesë dhe në emër të Autoriteteve kompetente shqiptare, është përgjegjësi e Zotëruesit të Letërnjoftimit për të kontaktuar autoritetin përgjegjës për të zgjidhur kërkesën ose çështjen e hapur. Aleat nuk do të mbajë asnjë përgjegjësi për ndonjë shfuqëzim të letërnjoftimit dhe certifikatave të kërkuara nga Autoritetet Shqiptare.

 

Si të shfuqizosh

Arsyet dhe Rezultatet për shfuqizimin e kartës nga eSherbimet:

Qytetarët mund të shfuqizojnë letërnjoftimet e tyre nga funksionet elektronike, në mënyrat e mëposhtme: 

  • Me telefon 24/7 (në qoftë se ju keni një kopje të faturës  nga Formulari Regjistrimit, shiko shembull figurën 1)
  • Në një Zyrë Shërbimi Aleat (afër në komunën / Bashkinë tuaj) gjatë orarit të punës. Ju lutem referojuni hartë me Zyrat Aleat për aktivizimin dhe çaktivizimin. 

 

Figura 1: Forma e Regjistrimit (V2.4) - Fatura për Shfuqizim (24/7)

 

Qytetari ka humbur Kartën e Identitetit dhe do ta shfuqizojë atë…

  • Me telefon 24/7:  Qytetari telefonon në Aleat për shfuqizimin e Kartës në numrin: +355 69 4050 500 + Faturën

Aleat siguron një numër telefoni për shfuqizimin e kartave dhe u siguron të gjithë qytetarëve të  telefonojnë në këtë numër për të revokuar kartën e tyre. Numri i telefonit është gjithmonë në shërbim dhe i disponueshëm 24 orë në 7 ditë.

 

Figura 2: Shfuqizimi i Kartës ID nëpërmjet telefonit Aleat (24/7)

  • Qytetari është zotëruesi i kartës së identitetit të humbur
  • Identifikimi i qytetarit
  1. Qytetari dhe Certifikata që ai do të shfuqizojë identifikohet nga Operatori ose automatikisht nga një përgjigje e Sistemit.
  2. Qytetari duhet të provojë identitetin e tij duke dhënë të gjithë informacionin për të dhënat personale për të siguruar informacionin e shfuqizimit nga Sistemi (Numrin e aplikimit/Numrin e transaksionit të Menaxhimit të Certifikatës).
  3. Nëse informacioni i dhënë nuk është i disponueshëm, shfuqizimi me telefon nuk është i mundur dhe qytetari duhet të shkojë në zyrat Aleat gjatë orarit që ato janë hapur. 
  • Shfuqizimi i Certifikatës
  1. Pas verifikimit të zotëruesit të Kartës së Identitetit dhe numrit të aplikimit operatori ose sistemi automatik i përgjigjes shfuqizon automatikisht kartën tuaj.

Duke shkuar në Pikat e Shërbimit Aleat: Qytetari viziton Pikat e Shërbimit Aleat gjatë orarit që ato janë hapur.

 

Figura 3: Shfuqizimi i Kartës ID nëpërmjet Zyrës së Shërbimit Aleat (ZGJC)

 

Shfuqizimi i Kartës në Pikat e Shërbimit Aleat ID për zëvendësimin e Kartës

Karta e Identitetit ndryshon për shkak të ndryshimit të të dhënave personale ose Karta është fizikisht e dëmtuar.

  • Qytetari është prezent vetë në Zyrat Aleat
  1. Qytetari vjen personalisht në Zyrat e Shërbimit Aleat dhe kërkon të zëvendësojë  Kartën (të bëjë një Kartë tjetër) 
  2. Qytetari duhet të ketë Kartën në momentin e riaplikimit
  •  Operatori identifikon personin
  1. Operatori identifikon personin me anë të fotos që tregohet ne Kartë
  2. Operatori kërkon kuponin për Kartë për të bërë një aplikim të ri
  • Invalidimi i Kartës së Identititit
  1. Operatori çpon çipin e Kartës së Identitetit (për të evituar përdorimin e mëtejshëm të certifikatave në Kartën e Identitetit)

 

Shfuqizimi i Kartës së Identitetit në Pikat e Shërbimit Aleat kur Karta ka humbur/vjedhur dhe qytetari ka Raportin e Policisë

Në rast se Karta ka humbur apo është vjedhur, Raporti i policisë në origjinal është i detyrueshëm për të zëvendësuar Kartën.

  • Qytetari është vetë prezent në Zyrat Aleat 
  1. Qytetari paraqitet në zyrat e Regjistrimit Aleat dhe kërkon zëvendësimin e Kartës (Kartës së humbur) 
  2. Qytetari duhet të ketë Raportin e Policisë në origjinal duke deklaruar humbjen e kartës së mëparëshme 
  • Operatori identifikon Personin 
  1. Operatori identifikon personin duke pyetur për NID e qytetarit & Ditën e Lindjes dhe kërkon të dhënat në Menaxhimin e Certifikatës 
  2. Operatori e identifikon personin nga foto që shfaqet në ekran; nga pasaporta që jepet nga qytetari ose duke kërkuar Ditën e Lindjes dhe Vendlindjen 
  3. Operatori kërkon kuponin e Kartës për të bërë një aplikim të ri 
  •  Shfuqizimi i Certifikatës 
  1. Pas identifikimit të suksesshëm, operatori shfuqizon Certifikatën  dhe printon faturën në dy kopje: për qytetarin & Aleat (një Letër format A4 i ndarë në dy pjesë)
  2. Fatura e shfuqizimit firmoset nga qytetari dhe operatori (me vulë)